Pompa e derivateve ‘Veda Petrol” në fshatin Peran të Podujevës është përfshirë nga zjarri për shkaqe akoma të panjohura.
Dëmi i shkaktuar dyshohet se kap një vlerë goxha të madhe, teksa një person që dyshohet se ia vuri flakën objektit tashmë ka rënë në prangat e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se sipas informacioneve të madhe, dëmet që janë shkaktuar për shkak të zjarrit janë rreth 500 mijë euro. Përveç pompës, dyshohet se është djegur edhe kati i dytë që është shfrytëzuar si mobilieri.
Rasti është denoncuar menjëherë në Polici, me ç’rast të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme, si dhe janë marrë pamjet nga kamerat e sigurisë.
Provat e mbledhura nga Policia kanë bërë që të identifikohet një person i dyshuar, i cili pas shoqërimit në stacion policor, është intervistuar nën dyshimet se ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh, teksa veprimet e tjera do të ndërmerren posa të përfundojnë të gjitha ekzaminimet.