Që nga fëmijëria kishin luajtur bashkë në të njejtën ekip, duke u konsideruar si talente të mëdhenj të futbollit nga Gjilani.
Tashti disa vite më pas, ndonëse njëri luan për SC Gjilanin e tjetri për KF Ballkanin, Edison Kqikun dhe Mirlind Dakun i ka bashkuar kombëtarja, shkruan kryelajmi.com
Fitorja e kësaj të marte ndaj Andorrës pati pikërisht vulën e këtyre dy lojtarëve.
Edison Kqiku shpërtheu nga e djathta dhe ishte ideatori i aksionit të mirë të Kosovës U21, kurse Mirlind Daku në stilin e golashënuesit të rryer e futi topin në rrjetë për 1:0, që doli të ishte goli vendimtar për Kosovën.
I menjëhershëm ka qenë postimi i Mirlind Dakut, i cili nuk e ka harruar mikun e tij të kamotshëm dhe në faqen e tij në facebook të përcjellë me fotografi ka shkruar:
Që nga fëmijëria ëndërronim së bashku të përfaqësojmë shtetin tonë.
Dashti Zoti dhe e përfaqësuam në mënyrën më të mirë të mundshme.
Happy with the win and the goal