Amir Rushiti është përgjegjës kryesor i bazës së të dhënave në kompaninë industriale zvicerane “Autoneum” ku mbi 80 analistë nga e mbarë bota kanë qasje direkte dhe raportojnë çdo ditë.
Autoneum është nje kompani indistruale zvicerane, e njëkohësisht lidere globale në prodhimin e komponenteve automotive. Është e shtrirë në 5 kontinente me mbi 12.000 të punësuar.
Njëri nga ta është edhe Amir Rushiti. I riu me prejardhje nga Gjilani, në Departamentin e Zhvillimeve strategjike, kryen punën e Analistit të të dhënave Intelegjente dhe analitike. Pos kësaj, është edhe përgjegjës kryesor I bazës së të dhënave, ku mbi 80 analistë të tjerë nga e mbarë bota, I raportojnë atij në baza ditore.
Cdo kush qe do I lexonte këta rreshta do e mendonte patjeter se cfare privilegji qenka të kesh një pozitë të tillë. Por a ishte e lehtë për Amirin të vinte deri këtu, cili është tregimi që fshihet mbrapa kesaj të arriture.
“Nuk jane rrethanat qe percaktojne kufijte tane, eshte kembengulja, puna, besimi tek vetja qe te bejnë te arrish endrren pavaresisht çdo rrethane apo pengese.Suksesi eshte i arritshem nga kushdo qe merr ne dore vete fatin e tij dhe vrapon e nuk lodhet per te prekur ate per te cilen ndjen se eshte lindur, endrren”
Është kjo një thënje e preferuar e Amirit, kur kujton rrugëtimin e tij deri këtu
I lindur në Gjilan, si fëmiiu I parë pas 15 vitesh martesë të prindërve të tij, që në fillim të jetës së tij, ai përballet edhe me vështirësitë e para të jetës. Si pasojë e një aksidenti në komunikacion, prindi I Amirit 6 vjeqar asokohe, mbetet I vdekur, duke ia bërë edhe më të vështirë ekzistencën.
I shtyrë nga një gjendje e tillë, si pasojë e edhe të kushtevë të rënda financiare, detyrohet të punojë me karrocë në tregun e qytetit, apo edhe të shesë pije apo gjëra të tjera në vende të ndryshme në qytet. E gjitha kjo ishte për tu pajisur sam ë mirë me materialet e nevojshme shkollore, e per tu mos dalluar shumë nga bashkëmoshatarët e tij.
Më vonë si një i rritur, Amirin e gjejmë edhe tek punonte edhe ne restorante te qytetit të tij, ku angazhohej ne punë të ndryshme. Të ardhurat që i fitonte nga kjo punë më në fund arrijnë në destinimin e tij të kahmotshëm, në blerjen e një Kompjuteri, ku edhe lind dëshira etij ndaj informatikës. Si rrjedhojë, pas nëj kohë të shkurtër, ai fillon edhe të kërkohet shumë nga njerëz të ndryshëm që kërkonin ndihmën e Amirit për problemet në kompjuterët e tyre.
Pas kryerjes së shkollimit të mesëm, Amiri mësyen Fakultetin e Matematikës në drejtimin e Shkencave Kompjuterike, kohë gjatë së cilës edhe punësohet në departanentin e Teknologjisë Informative në KEK në Prishtinë, duke e lehtësuar shumë shpenzimet për studimet e tij.
“Sfida më e madhe në këtë rrugëtim ka qenë si të arrijë ta mbaj veten të motivuar sistematikisht e të mos heq dorë nga realizimi i ëndrrës” thotë Amiri, kur pas pak edhe fiton bursën për drejtimin Master në një ndër Universitetet më të njohur në botë, në Westminister të Londrëës, në departamentin e Inxhinjerisë kompjuterike- fusha e të dhënave intelegjente dhe analitike.
Për Amirin, studimet jashte vendit, veçanerisht ato që kryhen ne universitete prestigjioze të japin shume, jo vetem dije, por edhe eksperience e kulturë universale. E për me teper, këto universitete ofrojnë mundësi të mira per te konkretizuar dijen ku nga aty e percolli fati që të punsohet në kompaninë me renome botërore Tesla Motors Cars si Analist I të dhënave intelegjente.
Dëshira për sfida të reja, e sjell Amirin në Zvicër, ku punësohet në një ndër kompanitë gjigande botërore Lafarge Holcim, ku ushtroi detyrën si Analist i tregut inteligjent në Departamentin e Zhvillimit të biznesit dhe marketingut strategjik.
Krahas punes, ka marre edhe disa angazhime shtese ku ka themeluar grupin CH Albanian Professionals, nje business/professional grup, ku gjatë takimeve mes vete, ata shkëmbejnë ide apo edhe diskutime te shumta.
Por edhe pse ka arritur shumë, ai nuk harron asnjëherë vendlindjen, aty ku edhe nisi gjithcka. Pos vizitave familjare, ai ngazhohet pothuajse në cdo vizitë në Kosovë, që të mbajë ligjerata në disa universitete të Kosovë, si Profesor vizitor.