Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 60-të të Policisë së Kosovës.
Kurti tha se policët, të cilët sot po diplomojnë, janë vlerë e shtuar e Policisë sonë.
Ai tha që përkushtimi dhe shërbimi me ndër le të jenë virtytet që i karakterizojnë gjatë ushtrimit të profesionit.
“23 zyrtarë policorë të rinj në krye të detyrës janë dëshmia e shërbimit ndaj qytetarëve, ata në jetën e patrullimit të rregullt, me operacione kundër bankave dhe krimeve të organizuara, janë rrëfyesi nga ata që janë në shërbim. Të dashur kadetë, nga sot ju jeni vlerë e shtuar e Policisë sonë, por edhe garanci për qytetarët e Republikës së Kosovës. Përkushtimi dhe shërbimi me nder le të jenë virtytet që ju karakterizojnë gjatë ushtrimit të profesionit”, tha Kurti
Kryeministri u shpreh i lumtur që edhe këtë gjeneratë çdo e 5-ta është grua.