Dhjetëra emigrantë shqiptarë janë dëbuar javën e kaluar, nga vendstrehimet që i kishin pushtuar. Pa zgjidhje të çështjes së strehimit, ata kanë pasur një takim në sallën e bashkisë, mëngjesin e së martës, më 16 tetor.
Ata kanë qenë në Francë, për disa, që dy javë, për të tjerët, që tre vite dhe ata rrezikojnë që në çdo kohë natën ta kalojnë nëpër rrugët e Brestit (Finistère). Dhjetëra emigrantë shqiptarë, javën e kaluar ishin dëbuar dy herë nga shtëpitë që i kishin pushtuar, shkruan “Ouest-France”, përcjell Albinfo.ch. Dëbimi i parë është zhvilluar të të mërkurën, më 10 tetor, në rrugën “d’Armorique” 2, ndërsa i dyti të premten, në rrugën “Jean-Bart” 18.
Të papunë, emigrantët kishin gjetur strehë në një kënd johigjienik. Policia franceze kishte konstatuar një “shkelje flagrante të ndërhyrjes” dhe vazhdoi me evakuimin e strehimit. Migrantët tani janë mbështetur në sallën e bashkisë dhe banorët e saj, për ta shmangur rrugën, informon Albinfo.ch.
“Situata në Shqipëri është katastrofike”, thotë njëri prej tyre. Rreth njëzetvjeçar, me tipare të tërhequra, ai thotë se i ka braktisur studimet e tij për të ikur nga vendi. “Për të jetuar atje”, spjegon ai në gjuhën angleze, “ju duhet të jeni kriminel apo të jeni në letrat e vogla të shtetit”. Në pamundësi për të gjetur një punë që nuk paguhet më shumë se 5 ose 7 euro në ditë dhe madje, edhe në qoftë se e gjen atë, do të tatimohesh dy herë: Së pari nga shteti, së dyti nga mafia. “Gjithkush po largohet nga Shqipëria”, ka përfunduar djaloshi ri.
“Disa kanë marrë edhe kërcënime me vdekje”, shton një plak me sy të paqartë nga lodhja, informon Albinfo.ch. “Policia na pret në kufi, për të na penguar që të largohemi nga vendi”, përfundon një adoleshent, përgjegjës për përkthim për shokët e tij të kësaj fatkeqësie. Për të ikur nga Shqipëria, njëri prej tyre është dashur të kthehet disa herë për pesë ditë, përpara se të mashtronte policinë dhe të kalonte kufirin.
Në Francë, të gjithë pretendojnë se kanë aplikuar për azil ose lejeqëndrimi. Por statusi i tyre nuk u ofron atyre asnjë zgjidhje, as strehim e as punësim. Disa arrijnë të punojnë si stinorë, në grumbullimin e qepëve dhe domateve, për disa dhjetra ditë gjatë vitit, informon Albinfo.ch.
Pas dëbimit të tyre të fundit, të premten, ata vendosën të bashkoheshin në sallën e bashkisë për të diskutuar situatën e tyre, informon Albinfo.ch. Ata organizuan një takim mëngjesin e 16 tetorit, pa asnjë garanci se atyre do t’u propozohej një zgjidhje për banim. Ndërkohë, ata patën fatin të mbështeteshin nga një kolektiv i Brestit, i cili iu ofroi strehim gjatë fundjavës.