Një prift nga Novobërda ka raportuar se persona të panjohur kanë prerë dru, ku dyshohet se ajo pjesë i takon objektit fetar.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, teksa rasti vazhdon nën hetime.
“Fsh. Dragancë, Novobërdë 20-21.03.2024. Ankuesi mashkull (prift), ka raportuar se rreth 200 metra larg objektit fetar persona të panjohur kanë prerë dru, kjo pjesë dyshohet se i takon objektit fetar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse. Rasti në hetime.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.