Një autoblindë e Policisë së Kosovës është aksidentuar fshatin Grabovc në veri të Kosovës, ku kanë mbetur të lënduar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, i cili njoftoi se gjendja e policëve është stabile.
Ai tha se policët e lënduar janë duke u trajtuar në spitalin rajonal Mitrovica e Jugut.
“Rreth orës 20.00 në fshatin Grabovc ka ndodh një vet aksident ku është involvuar një mjet i blinduar i policisë dhe disa polic. Ka të lënduar por gjendja e tyre është stabile (sipas mjekëve). Të lënduarit janë në spitalin rajonal Mitrovica Jugu”.