Misioni i OSBE-së në Kosovë ka organizuar të martën një tryezë të rrumbullakët me temën: “Kapacitetet operacionale të Policisë sē Kosovës në Rajonin e Gjilanit” me përfaqësues nga Komanda Rajonale e Gjilanit, komandant të stacioneve policore të rajonit të Gjilanit, kryetar të Komunave tē Anamoravës, si dhe përfaqësues të Këshillave lokale të sigurisë, ICITA-p.
Pjesëmarrësit, kanë diskutuar detyrimet e tyre kur merren me krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë qytetarët e rajonit, si dhe kanë identifikuar faktor të ndryshëm që kërkojnë angazhim dhe përkushtim të të gjithë akterve të sigurisë.
Në këtë seminar nga kryetar komunash si dhe përfaqësues të KLSP- ve, është lavdëruar në prezantim veçanërisht rolit i Policisë së Kosovës, “Policia në Komunitet”, duke përfshirë detyrimet pozitive dhe kuadrin ligjor aktual me fokus në zbatimin dhe praktikat më të mira të sigurisë.
Nënkolonel, Shaban Azizi nga Policia e Kosovës tha se do të vazhdoj që të jenë për krah të gjithë partnerëve që kanë qëllim avancimin, ruajtjen e rendit dhe ligjit dhe ambient të qetë dhe prosperues për të gjithë qytetaret e Rajonit.