Distria Krasniqi nuk ka të ndalur pasi ka siguruar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Pasi kaloi me lehtësi në çerekfinale, Krasniqi në kategorinë deri 52 kilogramë avancoi edhe në gjysmëfinale.
Në këtë raund, Distria eliminoi izraeliten Gefen Primo, të cilën e mposhti me Ippon pas më shumë se një minute luftë.
Tani, Distria e ka siguruar medaljen e bronztë, por edhe dy fitore larg medaljes së artë në Olimpiadën e Parisit.