Sot është dita e derbit më të madh kosovar mes FC Dritës dhe SC Gjilanit, ndeshje kjo që zhvillohet në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës shkruan Radio Star.
FC Drita, e drejtuar nga Zekrija Ramadani, vjen në këtë ndeshje me një formë të mirë dhe rezultate pozitive, duke pasur vetëm dy pikë më pak se lideri, megjithëse me dy ndeshje më pak.
Nga ana tjetër, Ardian Nuhiu dhe SC Gjilani po kalojnë një periudhë më të vështirë, me vetëm 8 pikë nga 7 ndeshje të zhvilluara.
Për këtë derbi, tifozët e ‘Intelektualëve’ do të jenë të pranishëm në stadium, ndërsa ‘Skifterat’ nuk mund të marrin pjesë për shkak të kapacitetit të kufizuar dhe kushteve të stadiumit ndihmës.
Ndeshja do të zhvillohet sot në orën 15:00 në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan.