Xhiro 26 e Ipko Superligës vazhdon sot me dy ndeshje tejet interesante.
Padyshim, kryendeshja do të luhet në kryeqytet ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.
Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë arena ku ekipet nga Gjilani do të mundohen të dhurojnë spektakël. Spektakël pritet të ketë edhe në tribuna me të dy tifozeritë që kanë konfirmuar udhëtimin në mënyrë masovike, shkruan Gazetasheshi.com.
Gjithsesi, interesimi për këtë sfidë që luhet prej orës 20:00 është tejet i madh.
Çdo pikë e fituar në këtë ballafaqim ka vlerë të madhe, andaj ekipet kanë bërë përgatitjet e duhura që të mos befasohen sot.