Lideri aktual i Superligës, Gjilani që e ka fushën e dënuar, do të luaj në Drenas përballë Trepçës ’89.
Skuadra e Mezanit synon që të vazhdoj me fitore për ta ruajtur pozitën e parë në tabelë, ndërsa 89-shi kërkon ta befasoj përsëri siç bëri në xhiron e parë.
Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në Ferizaj ku përballë janë fqinjët Ferizaj dhe Drita.
Ferizaj në kërkim të pikëve për t’i ikur fundit pret Dritën që kërkon të rikthehet te fitorja pas humbjes nga Prishtina.
Takimet e ditës së sotme zhvillohen me fillim nga ora 14:00.