Sot është dita e dytë e viztës zyrtare të Kryeministrit Albin Kurti në Amerikë. Por, sa do të qëndrojë i pari i Qeverisë së Kosovës atje dhe me kë u takua dje?
Kryeministri Albin Kurti ka nisur dje vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas disa muajsh pritje.
Në ditën e parë të vizitës, ai është takuar me drejtoreshën e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.
Kurti tha tha me Albright ka biseduar për nisjen e negociatave të Kompaktit të Kosovës, e të cilën e ka falënderuar për punën e palodhshme të MCC-së për të mundësuar Kompaktin.
“Një nder i veçantë për t’u takuar@MCC_CEO Znj. Alice Albright dhe për të nisur negociatat të Kompaktit të Kosovës. E falënderova për punën e palodhshme të MCC-së për të mundësuar Kompaktin, i cili do të bëhet investimi më i madh në sektorin e energjisë në Kosovë dhe që ripohon lidhjen e ngushtë që ndajnë vendet tona”, shkroi Kurti në Twitter