By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Dita e pazarit në Gjilan, stili i veshjes dikur, dyqanet…
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Dita e pazarit në Gjilan, stili i veshjes dikur, dyqanet…

Përditësimi i fundit: February 21, 2019 10:24 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

—————————————————————————–
KTHIMI NË KOHË!

- Advertisement -

Rrëfim eksluziv i dr, Shevqet Mehmetit për ditën e shtunë, ditën e tregut në Gjilan dhe ngjarje tjera shumë interesante – lexoni vazhdimin e katërt…

KUJTIMET NGA RRUGA KRYESORE E QYTETIT (4)

Gjilani dikur dhe sot – nëpër ngjyrat e kohës!

Në pjesën e katërt të rrëfimit të dr. Shevqetit, ai na rikthen në kohën e dikurshme, me plot ngjarje, zhvillime, në mënyrë krejt origjinale, me fotografi e fjalë.

Ku ndodhej tregu i gjelbërt, çka shitej aty, nga vinin prodhimet, cilat prodhime dominonin, çka ishin shitoret njëkatëshe..?

Cili ishte stili i veshjes dikur në Gjilan? Si visheshin meshkujt e si femrat? Si u rrënuan të gjitha…?! Etj, etj…
———————————————————————————–

“Qyteti ndërtohet nga ëndrrat që shohin poetët” – Martin Rubin

Ah Gilan, ah zaman…! Ah Gjilan, ah kohë…!

4.

Tregu i gjelbërt, në pjesën e kthyer nga rruga kryesore, kishte tri shitore, ku punonin Raifi, Xhaviti dhe Toma. Zakonisht shitnin pemë dhe perime, pos Tomës që shiste edhe qumësht në shishet prej xhami (qelqit). Tregu i gjelbërt ishte i mbuluar në të dyja anët, kishte dy hyrje: një te klubi i biliardit dhe tjetri në fillim të rrugës afër udhëkryqit te xhamia në qendër. Hyrja ishte me shkallë. Shiteshin produkte të bylmetit: kos Malisheve me kotllajka, Gjizë e Topanicës, pasuli (fasule) nga Busavata, patatet e Debelldeut, lakra të Radivojcit dhe Kmetovcit, hutinat (vidimat) dhe kungulleshat e Dobërçanit, purrite (preshi) të Budrikës… Malishevalitë çdo ditë shisnin kos, i palonin (rendisnin) kotllajkat si division!

Për kotllajkat e Malishevës u bënë shume barsoleta, se me autobus nuk po shkojnë malishevalitë, pasi autobusi nuk ka vega, s’po kanë ku me i varr kotllajkat…

Nga Karadaku sillnin dardha turke dhe vojëse, uglarasit shisnin qymyr, Bilinica shiste dru me gomarë.
E shtunja ishte ditë referimi për qytetarët e Gilanit me tregun e gjelebërt. Në vitet e 50-ta kishin përdorur termin “Pazari i lomës”, pasi aty shisnin edhe drithëra dhe miell misri. Fshatarët kishin opinga që i blenin te Ramiz Basha, te Hyseni dhe Haki Abdullahu.

Rinia veshnin pantollone që në gju ishin të ngushta, ndërsa të zogëzat e këmbëve ishin të gjera. Këmishat ishin me jaka të gjata, ndërsa punëtorët në administratë dhe faktorët shoqëror – politik mbanin vjeshtës mantela të kaltërt, një çadër (ombrellë) dhe kravatën (kollarën) me ngjyrë intezive.

Ndërkaq, shumica e grave të qytetit mbanin mafez të zi, e ato që i thoshin vetes intelektuale visheshin me fustana të zi e këpucë te zeza. Gratë nga fshati, në vitet e 70-ta rrallëherë dukeshin në Gilan, ose në ditën e shtunë dilnin të blenin në shitore, duke percjellur bashkëshortin nga prapa. Pra, përpara ecte burri e pas tij disa metra gruaja!

Ah Gilan, ah zaman…! Ah Gjilan, ah kohë…!

Rruga kryesore të shtuneve ishte përplotë. Ndonjë të shtune bëhej ndonjë vrasje për t’i ‘zgjidhur’ problemet e ‘pazgjidhura’ të fshatit, ose hasmërive fisnore a kanunore. Kështu ndodhi te Xhamia Shehzade (në qendër) në ditën e shtunë, në nantën e Vitit të Ri, te vetëshërbimi afër Urës së Masketarit, të përmendorja.

Përballë tregut të gjelbërt ku sot është KEK-u-KEDS (Elektrokosova), gjendeshin shitoret njëkatëshe të ndërtuara me 1922. Me herët aty kishte qenë hani i Kerim çerkezit dhe hotel “Kruna”. Me 1942, aty ku ka qene Jugobanka, ishte vrarë farmacisti kroat Ante Jerkoviq me bashkeshorten Anen, pastaj lokali ishte bërë hekurishtore.

Afër hekurishtores ishte furra, ku, një kohë, shitej buka, pastaj mielli, e aty punonte Nazmi Llashtica, që kishte ikur në Amerikë. Afër furrës ishte Mahmut berberi i familjes Dindar të Dobërçanit.

Ekzistonin edhe disa shitore të vogla: e ranxhadave, shitorja e këpuceve nga Prizreni, ku punonte Naimi i Uzun Mehmetëve. Para vitit 1999, Jugobanka dhe Astibo ishin me emër. Xha Sadullahu punonte në Astibo, e cila ndodhej përballë Shtëpisë së Mallrave, kishte traditë tregtari.
Ndërsa, kastratët kishin hapur punëtorinë e pastrimit kimik. Qytetarët dërgonin rrobat aty dhe dilnin elegant në rrugën kryesore me u shetit.

Çdo gjë u shkatërrua me 1975, kur u largua tregu i gjelbërt, pastaj me 1976 u shkatërruan edhe shitoret njëkatëshe përballë.

U varrosën kujtimet, erdhi koha e barbarëve, e mentaliteve që nuk dijnë për kulturë, traditë, qytetrim e qytetari; galët ishin barbarë, ashtu na patën mësuar historinë në shkolla.

E, ata që t’i zhdukin kujtimet, që ta vjedhin shpirtin në cilën kategori janë, ku bëjnë pjesë ata?! Unë nuk kam përgjigje, koha do ta ofrojë, një ditë…

Autor i shkrimit: Dr. Shevqet Mehmeti/
/redaktoi për shtyp: Nexhat Buzuku/

Zemaj njofton masat e reja, lokalet mbyllen në ora 21:00
Osmani takon ndaras Kurtin e Limajn
Kamenicë: Përfundon pastrimi i zonës së parë
Policia, arreston një të dyshuar për vrasjen e 27 vjeçarit në Prishtinë
Ekrem Mustafa: Nuk merrem më kurrë me politikë, edhe nëse më bëjnë president
Artikulli i mëparshëm LDK-ja ka kushte për t’u bërë pjesë e Qeverisë
Artikulli tjetër Zeka: PDK-së në Gjilan i duhet konkurrencë e pastër vlerash morale

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.