Dita e Presidentit të Republikës lidhet me 24 majin e vitit 1992, kur u mbajtën zgjedhjet e para të lira nacionale për presidentin e Republikës së Kosovës, në të cilat fituesi doli themeluesi i shtetit, Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova.
Por, kujdesi institucional, si zakonisht, ka munguar edhe sot pasi nën patronatin e Presidencës së Kosovës do të duhej të organizoheshin ekspozita dhe të paraqitej historiku i liderëve, themeluesve të këtij shteti.
Presidenti Rugova ka inicuar procese, ka shkaktuar procese, ka realizuar ëndrra. Faleminderit President!