Brenda ditës së sotme, pesë persona kanë vdekur në qytete të ndryshme të Kosovës në tre raste të fatkeqësive të ndryshme.
Ata vdiqën si pasojë e aksidentit të trafikut, vrasjes e vetëvrasjes.
Dita e sotme nisi me tre persona të vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Raçë të Gjakovës.
Policia ka njoftuar se sot rreth orës 07:40 të mëngjesit, është njoftuar për një aksident në fshatin Raçë.
Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes është vërejtur se brenda veturës e cila kishte dalë jashtë rrugës, kanë qenë tre persona.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë auto ambulanca, zjarrfikësit, njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar, nga të cilët është konstatuar se personat që gjendeshin brenda veturës, ishin pa shenja jete.