28 nëntori për 28 familje këtë vit do të jetë i veçantë.
Kjo pasi këto familje do të bëhen me shtëpi.
Humanisti, Halil Kastrati do të gëzojë 28 familje për nderë të kësaj dite të veçantë.
Ndarja e shtëpive për familjet do të bëhen në Shtëpinë e Kulturës në Prizren duke filluar nga ora 14:00.
Pjesë e këtij aktiviteti janë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti e të tjera figura publike politike.