Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, ku Engjëll Smërqaku është qëlluar me thikë.
I ndjeri ka qenë anëtar i tifo-grupit SKIFTERAT.
Dedikimi i grupit SKIFTERA për të ndjerin Engjëll Smërqaku:
Lamtumirë Engjëll ?
Me pikëllimin më të thellë morrëm lajmin për ndarjen nga jeta të antarit tonë Engjëll Smerqakut, 19 vjeç!
Një djalosh i pazëvendsueshëm, fjalëpak me shpirt ultrasi!
Në shkallët e stadiumit, në udhëtime dhe kudo që ishim bashkë nga ai dëgjonim vetëm këngë!
Kryesia e Skifterave shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, shoqërisë dhe gjithë qytetit!
I përjetshëm kujtimi për Engjëllin ?