Po të ishte gjallë, Agim Ramadani do të festonte ditëlindjen e 54-të sot.
Bashkëshortja e heroit të kombit, Shukrija e ka kujtuar Agimin legjendar me fjalë e kujtime të veçanta.
“Vitet po ikin,më shpejtë se akrepat e orës, dhembja njejt dhembë quditërisht! U bënë 24 ditëlindje që nuk i festuam bashkë, e çdo vit ti sjellë lulet nga kopshti që si ndjeu hapat tu kaq gjatë e as hijen tënde se pa këtej pari!Lulet më veniten në dorë,bashkë me buzëqeshjen time të vrarë e sytë e hareshëm të nxënësve ,më japin jetë, dashuri e shpresë! Zërat e zhurmshëm më tregojnë se liria nuk është ndryshe,por si buzëqeshja e kêtyre fëmijëve që sot festojnë ditën e shkollës me emrin tënd! Hareja tyre më bëhet ylber që lidhë kohët e shekujt në kërkim lirie! Sa ngjyra të bukura ka buzëqeshja e këtyre fëmijëve Agimi jem,sa shpresa e dashuri rriten mbi gjakun tënd e të mijëra trimave si ti,Gëzuar ditëlindjen heroi im” shkruan në përkujtim Shukrije Ramadani