Programi Unicef ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim në Kosovë do të arrijnë 100 mijë e 620 doza të vaksinës antiCovid, shkruan Gazeta Metro.
Që nga arritja e kontingjentit të parë prej 24 mijë dozave të vaksinave në muajin mars, Kosova ka pranuar në total 62,400 doza të vaksinës antiCovid.
Këto doza të vaksinave vijnë në kuadër të programit COVAX, si ndihmë ndaj vendeve të varfëria.
Deri më tani Kosova është i vetmi vend në Europë që nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje me kompanitë që prodhojnë vaksinën antiCovid.
Njoftimi i plotë:
Që nga arritja e kontigjentit të parë prej 24,000 dozave të vaksinave COVID-19 në muajin mars, Kosova ka pranuar në total 62,400 doza të vaksinës përmes COVAX Facility.
Në ditët në vijim pritet të arrijnë në Kosovë përmes COVAX Facility edhe 100,620 doza tjera të vaksinës COVID-19.
///
Since arrival of the first contingent of 24,000 doses of COVID-19 vaccines in March, Kosovo has received a total of 62,400 doses of the vaccine through COVAX Facility.
In the following days, another 100,620 doses of the COVID-19 vaccine are expected to arrive in Kosovo through COVAX Facility..