Një person ka njoftuar policinë se babai i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.
Rasti ka ndodhur në Gjilan.
Sipas raportit të policisë, rasti është duke u hetuar.
“Rr. Beteja e Koshares, Gjilan 27.06.2024 – 10:00. Më 28.06.2024 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në datën e cekur, ka dalë nga shtëpia babai i tij dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport./teve1.info/