Djali i ish-presidentit Hashim Thaçit, Endriti, ka shkruar fjalë të mëdha për Memli Krasniqin, pasi ky i fundit është kandidati i vetëm për një mandat tjetër në krye të PDK-së.
Përmes një fotografie të postuar në Instagram, Endriti thotë se Memli e ka udhëhequr PDK-në me maturi, mençuri dhe guxim, duke treguar kështu se e mbështetë atë edhe për mandatin e radhës.
“E ka marrë mbi supe një barrë të rëndë, në një kohë aspak të lehtë. Por në çdo sfidë, ka qëndruar drejt dhe ka dalë faqebardhë”, shkroi djali i Thaçit.
Më tej, ai thotë se i beson të parit të PDK-së “me zemër e me bindje”.