Ikja e të rinjëve nga Kosova çdo ditë e më shumë po rritet. Më e dhimbshme bëhet situata kur vendin e lëshojnë edhe fëmijët e dëshmorëve, baballarët e të cilëve vdiqen që Kosova të frymojë e lirë dhe të tjerët ta gëzojnë.
“Unë po e lë Kosovën. Po e lë ëndrrën e parealizuar të babait tim të ndjerë, luftëtar i UÇK-së. Po e lë Kosovën e NËNËS sime po ashtu të ndjerë, për t’iu bashkuar vëllait dhe motrës që jetojnë prej kohësh në mërgim”, ka shkruar djali i ish-ushtarit të UCK-së, Gazi.
Më poshtë e gjeni postimin e plotë të Gazit:
M I R E U P A F SH I M K O S O V Ë
Kam punuar për 6 vite rresht dhe tash kam vendosur ta lë punën. I gjeta kolegë, e tash po i lë si familjarë. Për këto vite Restaurant ORA në Podujevë, me në krye Ditar Hoti, më mirëpritën dhe më ndihmuan ta kuptoja e mësoja më së miri zanatin. Unë në të vërtetë nuk kisha nevojë shumë për punë e pagë, sa kisha nevojë për miq, e këtu i gjeta të dyja. Në periudhën më të vështirë të jetës sime, kur të gjithë familjarët që më kishin mbetur, nuk i kisha pranë, u “strehova” te familja e madhe e Nexhmi Hotit ne RESTAURANT ORA.
I falënderoj të gjithë kolegët, stafin në përgjithësi, e sidomos Nexhin me dy djemt Ditarin e Visarin për këtë mbështetje.
Unë po e lë Kosovën. Po e lë ëndrrën e parealizuar të babait tim të ndjerë, luftëtar i UÇK-së. Po e lë Kosovën e NËNËS sime po ashtu të ndjerë, për t’iu bashkuar vëllait dhe motrës që jetojnë prej kohësh në mërgim.
Mirupafshim dhe faleminderit!
I përmalluar, Gazmend Behram Hasani
Katunishtë, Podujevë, Maj 2023