Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, pasi ky i fundit në një emision televiziv tha se PDK-ja i ka disa kryetarë dhe se marrin instruksione nga Haga.
Ai thotë se kjo është deklaratë përçarëse, është e pavend dhe aspak dinjitoze.
“Për familjen tonë dhe familjet e bashkëluftëtarëve të babait, që po ballafaqohemi me sfida jo të lehta tash e disa vite, deklaratat e tilla jo vetëm që na rëndojnë gjendjen neve, por nuk i bëjnë nder as vetë kryeministrit në detyrë”, ka shkruar Klestori në Instagram.
Më tej, ia bëri me dije kryetarit të LVV-së së kryetar i PDK-së është Memli Krasniqi dhe siç shkruan ai, “Kurti e kushdo tjetër në skenën politike, nuk kanë pse t’i frikësohen debateve konstruktive politike”.