Një djalë i ri po bën xhiron e rrjetit, pasi veprimi i tij është kthyer në qendrën e të gjitha bisedave. Ai i dërgoi një faturë për tre takimet që doli me vajzën Alex Colboth, pasi herën e katërt ajo e refuzoi.
Alex postoi mesazhet e tij në Twitter: “Përshëndetje, Alex, shpresoj të jesh mirë. Ne nuk do ta shohim përsëri njëri-tjetrin, kështu që mendoj se është e drejtë të ndajmë koston e takimeve që kemi qenë”. “Unë mendoj se kemi dalë në restorante dhe kafene tre herë ku kam paguar gjithçka për të dy. Unë mendoj se janë 35 dollarë (30 euro)”.
Ndërkohë komentet e njerëzve ishin të shumta dhe të ndryshme:
“Dinjiteti i tij vlen 35 dollarë në sytë e tjerëve. E pabesueshme”, “Ishi im bëri të njëjtën gjë pas dy vitesh marrëdhënie. Më kërkoi pesë mijë dollarë dhe pasi nuk paguaja, ajo më paditi për shkatërrim emocional, kështu që unë përfundova duke paguar edhe më shumë”. Këtoishin disa nga komentet e lexuesve. Megjithatë kishte edhe nga ata që e mbrojtën djalin me komente pozitive.