Andin Hoti, djali i veprimtarit të zhdukur, Ukshin Hoti, ka reaguar ashpër pas deklaratave të zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, raporton Gazeta Blic.
Hoti në shkrimin e tij thekson se Saranda Bogujevci është dëshmi e gjallë e së vërtetës për masakrat dhe gjenocidin e ndodhur ndaj popullit shqiptar në Kosovë.
Ai tutje thekson se çdo sulm ndaj Saranda Bogujevcit, është sulm ndaj tij dhe familjes së tij.
Reagimi i plotë:
Saranda Bogujevci është dëshmi e gjallë e së vërtetës për masakrat dhe gjenocidin e ndodhur ndaj popullit shqiptar në Kosovë.
Çdo sulm ndaj Saranda Bogujevcit, është sulm ndaj meje, sulm ndaj familjes sime dhe të gjithë atyre që me gjakun e tyre fituan lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kushdo dhe kudo qofshin ata.
Saranda, të njoh dhe jam me fat që të kam mike, je ndër njerëzit më të mirë që kam njohur në jetë. Jam me ty gjithmonë!#MeSaranden