Alban Rexhepi, djali i veprimtarit të çështjes kombëtare, Sabit Rexhepi, i bashkohet AAK-së në Gjilan
“Djali i veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Sabit Rexhepi, i bashkohet AAK-së në Gjilan, në ditën më të veçantë dhe më të rëndësishme të Kosovës, Ditën e Pavarësisë”, ka bërë me dije, Nazim Gagica kryetar i degës së AAK-së në Gjilan.
Gagica ka thënë se Alban Rexhepi është një sportist i dalluar dhe një i ri premtues për sportin dhe të ardhmen e tij. Ai është zv/trajner i KF ‘Vllaznia’, klub sportiv në të cilin ka dhënë dhe vazhdon të jap kontribut të çmuar.
Postimi i plotë:
Djali i veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Sabit Rexhepi, i bashkohet AAK-së në Gjilan, në ditën më të veçantë dhe më të rëndësishme të Kosovës, Ditën e Pavarësisë.
Alban Rexhepi është një sportist i dalluar dhe një i ri premtues për sportin dhe të ardhmen e tij. Ai është zv/trajner i KF ‘Vllaznia’, klub sportiv në të cilin ka dhënë dhe vazhdon të jap kontribut të çmuar.
Aleanca po fuqizohet në numër e po pasurohet me kuadro. Ardhjet e reja janë vlerë e shtuar në Aleancë. Jemi të hapur për të gjithë, sepse rrethanat kërkojnë të rrugëtojmë bashkë në subjektin që ka vizion, vullnet e ide për ta bërë Gjilanin dhe Kosovën vend të jetueshëm dhe tërheqës.
Mirë se vjen Alban!