Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person në rrugën “Abdullah Tahiri” në Gjilan, i dyshuar për dhunë në familje, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit mësojnë se i dyshuari, me probleme psikike kishte kërcënuar prindërit e tij se do t’i mbys në gjumë. Sipas prindërve të tij, i dyshuari edhe pse përdorë terapinë e caktuar nga mjeku, i njëjti është agresiv.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.