Mbrëmë në Gjilan është arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht tre familjarë të tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10 teksa i dyshuari ka sulmuar fizikisht tre viktimat, dy prindërit dhe vëllain e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se si pasojë e këtij sulmi nuk raportohet për të lënduar.
Ndërsa me vendin të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.