Një i mitur është arrestuar në Viti, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe familjarët e tij.
Sipas policisë, nënës së të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor, ndërkaq gjatë kontrollit, të riut i janë gjetur edhe substanca narkotike.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – i mitur, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare-nënës së tij dhe anëtarëve tjerë të familjes, Sipas viktimës, i dyshuari-djali i saj ka filluar që t’ia vjedhë edhe stolit e arit, pasi që është edhe përdorues i narkotikëve. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa te i dyshuari njësitet policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një cigare të mbështjellë e cila dyshohet të jetë kanabis-sativa”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit, në prezencë të avokatit mbrojtës dhe punëtorit të QPS-së, është dërguar në mbajtje.