Dje(të martën), janë testuar 193 persona të dyshuar për koronavirus, ku 13 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, por nga IKSHPK kanë thënë se edne nuk dihet se nga cilat vende vijnë këto raste.
IKSHPK gjatë ditës së djeshme ka raportuar se janë testuar 193 persona të dyshuar për koronavirus, ku 13 prej tyre kanë rezultuar pozitive e që ende nuk dihet se nga cilat vende vijnë këto raste.
Ndërsa kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka thënë se 7 nga 13 rastet pozitive janë nga kjo komune
Ndërsa zëdhënësja për informim e IKSHPK’së, Era Pireva, ka thënë se sot gjatë ditës del raporti rreth komunave, sepse ende nuk është dorëzuar raporti nga infektologët për rastet në komuna.
“Raporti publikohet gjatë ditës, dhe se ende nuk kanë informata se nga vijnë këto raste”, ka thënë Era Pireva për Gazeta Metro.
Ndërsa deri me tani kryetarët e dy komunave Kosovës, ajo e Vushtrrisë dhe Malishevës kanë bërë të ditur se dje nuk ka pasur asnjë rast pozitiv.
Vlen të theksohet se nga data 08 shkurt deri më 02 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, në Kosovë janë testuar gjithsej 15333 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1123 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./gazetametro.net