Si çdo herë, në mbështetje të shfaqjeve e artistëve vendorë, në këtë shfaqje ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Shfaqja është një parodi përqeshëse e formatit të spekataklit të njohur televiziv “Big brother”.
Kjo shfaqje kishte tematikë aktualitetin dhe qëllim motivimi që qytetarët të shkëputen nga këto platforma, duke u fokusuar në tema më përmbajtësore.
Premiera ishte e përgatitur nga Lirak Çelaj, me regji Florent Mehmeti.