Pas diskutimeve dhe propozimeve, me votim të hapur kryetar i kuvendit zgjedhet z. Nexhat Maloku.
Një surprizë e këtij kuvendi ishte dhe dhënia e Çertifikatës së Mirënjohjes znj. Saime Isufi, për kontributin e saj të parreshtur për 25 vite rrjesht në shërbim të shkollës shqipe në diasporë.
Ndryshe gjilanasja Saime Isufi njihet me pseudonimin e saj Bulja si veprimtare e ilegales në kohët e vështira për Kosovën sidomos si pjesëmarrëse dhe organizatore e protestave studentore të vitit 1981.