Kuvendi Komunal, në mbledhjen e mbajtur sot më datë 29 prill, nuk e përfshiu në rend dite dhe as në votim propozimin tonë nga Drejtoria Komunale e Arsimit për emërimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të shkollave.
Kjo ka thelluar më tej problemet në udhëheqjen e shkollave duke ndikuar negativisht në ngritjen e cilësisë së arsimit në komunën tonë.
Bëjmë thirrje që kjo kërkesë të merret në konsideratë dhe të procedohet sa më shpejt që është e mundur në të mirë të nxënsve tanë ne veçanti dhe komunitetit të arsimit ne përgjithësi.