DKA në bashkëpunim me këshillin e prindërve komunal, filloi takimet me këshillat e prindërve në të gjitha shkollat e mesme të komunes së Gjilanit. Në takimin e mbajtur sot në SH.M.T” Mehmet Isai” prezent ishin : Drejtori i Drejtorisë së Arsimit -z.Nazim Gagica, Kryetarja e këshillit të prindërve të komunes së Gjilanit -Drita Kallaba, dhe perfaqësuesit e këshillave të prindërve të shkollës në fjalë. Qëllimi i takimit ishte: si mund të bëjmë modifikimin e ekskurzioneve të maturantëve?!Nga ky takim u arrit mirëkuptim që të miren parasysh këto opsione:
1. Ekskurzionet të organizohen vetëm për nxënësit që nga klasa e ‘X’ e deri në të ‘XII’ përfundojnë vitet me sukses të shkëlqyeshëm(5)ose sh.mirë(4), si dhe nuk i është shqiptuar asnjë vërejtje nga drejtoria e shkollës.
2.Të bëhet shkurtimi i kohëzgjatjes së ekskurzionit nga 5 netë e 6 ditë siç është tani,në 2 netë e 3 ditë.
3. Të pezullohen të gjitha ekskurzionet derisa të gjindet ndonjë formë tjeter.