Drejtori i DKA-së në Gjilan, Nazim Gagica, përmes një shkrimi në facebook, ka treguar se në bashkëpunim me UNICEFIN dhe Ambasadën e Britanisë së Madhe, ka pranunar donacion me material higjienik dhe dezinfektuese.
Shkrimi i plotë:
Drejtoria e Arsimit nga UNICEF në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë së Madhe ka pranuar donacion me materiale higjenike dhe dezinfektuese për të gjitha shkollat e Komunës së Gjilanit.
Falënderojmë UNICEF dhe Ambasadën e Britanisë për kontributin e dhënë për fillimin e mësimit në periudhën e dytë të ketij viti mësimor.