Një rast shqetësues është denoncuar në Gjilan, ku një prind tregon se vajza e tij ka qenë viktimë e një grupi vajzash të mitura. Sipas tij, vajza është kërcënuar me therrje, vdekje dhe është maltretuar.
Prindi është i njohur për redaksinë tonë, por për arsye sigurie dhe mbrojtjeje të privatësisë, ne kemi vendosur t’ia ruajmë identitetin.
Prindi tregon se në skandalin e rrahjes ndaj një të miture në Gjilan, e përfshirë është edhe vajza e tij.
Sipas tij, vajza nuk ka ushtruar dhunë, por ka qenë e kërcënuar nga vajza të tjera me therrje, vdekje dhe maltretim, nëse nuk i bindej urdhërave të tyre.
Thotë se vajza e tij është e pafajshme dhe një viktimë e mundshme e dhunës ose e vrasjes, shton se vajza e tij është munduar të ndihmojë viktimën e rrahjes.
Prindi shpreh dhimbjen dhe solidaritetin me vajzën e sulmuar dhe familjen e saj, të cilën e cilëson si shumë të respektuar dhe shembullore.
Bën thirrje që prindërit të kalojnë më shumë kohë me fëmijët dhe të marrin seriozisht problemet e tyre, shpreh shpresën që drejtësia të zbardhë rastin dhe ngjarje të tilla të mos përsëriten më kurrë./radiostar/