Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani dhe pesë kandidatët për deputetë nga Gjilani, Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44), me anë të një tubimi masiv të organizuar nëndega e Dobërçanit dhe Bukovikut, kanë marrë përkrahje të madhe.
Kryetari i nëndegës së LDK’së në Dobërçan, Naser Arifi tha fitoren e LDK’së do ta sjelle dyshja nga Gjilani, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani dhe ky konstatim u përcoll me ovacione të mëdha nga qindra aktivistë e veprimtarë të partisë atje.
Kandidatja Lirije Kajtazi (6) kërkoi nga të pranishmit që t’i thonë ‘boll ma’ atyre që e keqrdorën pozitën për interesa personale, duke kërkuar që edhe kësaj here ta bëjnë kthesen historike më 6 tetor duke i mbështetur kandidatët e LDK’së dhe kryeministren, Vjosa Osmani.
Kandidati Fatmir Rexhepi, tha se sllogani është beso në traditë, në LDK’në e Ibrahim Rugovës dhe qytetarët e Dobërçanit duhet t’i thonë PO të madhe të këtij ndryshimi të domosdoshëm për ta çliruar Kosovën nga uzurpatorët.
Valentina Bunjaku Rexhepi (21) ka theksuar duke punuar për LDK, ju punoni për të ardhmen e fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve të Republikes, duke u zotuar se do ta përfaqësojë Gjilanin në mënyrën më të mirë në Kuvendin e Republikës.
Imet Rrahmani (35) tha se bashkë do të jemi më të fortë për ta bërë ndryshimin, duke iu falënderuar qytetarëve për mbështetje të madhe për të triumfuar ne diten e zgjedhjeve, për t’i dhënë rrugë tjetër Kosovës përmes qeverisjes së LDK’së.
Kurse, Faton Bislimi (44), ka nënvizuar se sot është sfidë pët të ardhmen pas 6 tetorit, për fëmijët e Kosovës, për ta ndarë epokën 20 vjecare pasi ata tjerët që nuk bënë asgjë, prandaj duhet të fillojë një epokë e re që me Vjosën kryeministre, për ta zhvilluar Kosovën.