Zëvendësministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu ka dhënë lajmin e madh për banorët e fshatit Dobërçan, derisa i ka njoftuar në lidhje me investimet e reja në këtë komunë, saktësisht në rregullimin e trotuareve, raporton Radio Star.
Zëvendësministri Kadriu është shprehur i lumtur për fillimin e këtij projekti, i cili është shumë me rëndësi për banorët e kësaj zone dhe sidomos për nxënësit e fillores, të cilët vazhdimisht rrezikoheshin nga veturat.
Në llogarinë e tij në “Facebook” ai ka shkruar:
Sot, pas shumë viteve zvarritje, filluam punimet në trotuarin për këmbësorë në fshatin që njihet për një mjedis të pastër, Dobërçan.
Shumë i lumtur që po e evitojmë rrezikun permanent për qytetarët dhe në theks të veçantë nxënësit e këtij lokaliteti. Ky projekt financohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT).
Ne e mbajmë fjalën