Gjatë periudhës nëntë mujore (janar- shtator 2018) të hyrat e përgjithshme të inkasuar nga Dogana e Kosovës në total arritën vlerën prej rreth 837 milionë euro.
Sipas doganës, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017 paraqet një rritje prej 3.13% apo rreth 25.5 mil€ më shumë.
Në anën tjetër, ndikim në të hyrat e grumbulluara nga Dogana gjate kësaj periudhe ka pasur edhe MSA, pakoja fiskale qe i referohet lirimeve nga taksat ne import për prodhuesit si dhe importi i veturave te përdoruara. Sa i përket lirimeve sipas MSA duhet theksuar se ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 33 milionë euro ndërsa ndikimi në të hyra i pakos fiskale që i referohen prodhuesve përgjatë periudhës raportuese është rreth 56 milionë euro.
“Këtu duhet theksuar gjithashtu edhe ndikimi nga kufizimi i importit të veturave të përdorura ku vërehet një rënie e theksuar krahasuar me vitin e kaluar, ku kemi 9816 copë vetura te përdoruar më pak ne import, dhe kjo ka ndikuar që të shënohet një rënie prej 16.7 mil€ më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar tek kategoria e veturave te përdorura ,ndërsa tek veturat e reja kemi një rritje te importit prej 583 cope vetura qe ka ndikuar te kemi edhe te hyra me shume tek kjo kategori e veturave te reja për rrethe 2 mil€”, thuhet në njoftimin e doganës.
Dogana grumbullon 837 milionë euro për nëntë muaj
Ndani këtë artikull