Në Pikëkalimin Kufitar Vërmicë, zyrtarët doganorë janë çdo ditë në krye të detyrës, duke realizuar kontrolle të vazhdueshme për mbrojtjen e kufirit dhe parandalimin e hyrjeve të paligjshme, kontrabandës dhe shkeljeve të legjislacionit doganor.
Puna e përditshme përfshin kontrollin e automjeteve në hyrje dhe dalje nga Republika e Kosovës, si dhe kontrolle fizike të detajuara të automjeteve, kamionëve dhe autobusëve, në përputhje me procedurat dhe vlerësimin e rrezikut.
Këto kontrolle kanë për qëllim të sigurojnë respektimin e rregullave doganore, parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e interesave ekonomike e të sigurisë së Republikës së Kosovës.
Në kushte të zakonshme, pritjet për automjetet dhe kamionët janë rreth 3–5 minuta, ndërsa zyrtarët doganorë vazhdojnë të kryejnë kontrollet e nevojshme pa cenuar efikasitetin dhe rrjedhën e qarkullimit.
Puna e zyrtarëve doganorë zhvillohet çdo ditë me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi, në funksion të një kufiri të sigurt dhe një qarkullimi të rregullt.

