Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në rajonin e Prishtinës, kanë ndaluar dy automjete me targa të huaja, të cilat nuk i kanë kryer procedurat doganore dhe nuk i plotësojnë kushtet për të qenë në qarkullim të lirë.
Vlera e këtyre dy automjeteve vlerësohet të jetë rreth 400,000.00 euro.
Në njoftimin e Doganës së Kosovës thuhet se automjetet janë sekuestruar dhe Prokurori Kujdestar është njoftuar për të marrë udhëzime për trajtimin e mëtejmë të rastit.