Dogana e Kosovës e ka njoftuar se njëri nga të arrestuarit për spiunazh të mërkurën është pushuar nga puna në këtë institucion që nga viti 2004.
B.S është njëri prej të arrestuarave në aksionin e sotëm nga Policia.
Sipas Doganës së Kosovës i arrestuari është larguar nga puna për shkak të shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes.
“Në lidhje me arrestimin e dy personave sot në Ferizaj nën dyshimin për aktivitete spiunazhi, Dogana e Kosovës sqaron opinionin se personi i cituar me inicialet B.Sh. është pushuar nga pozita e tij në Doganën e Kosovës 20 vite më parë, konkretisht në fillim të vitit 2004. Shkarkimi i tij ka ardhur për shkak të shkeljeve të Kodit të Mirësjelljes së Doganës së Kosovës, lidhur me komunikimet e paautorizuara me mjetet e informimit masiv. Që nga shkarkimi i tij, personi në fjalë nuk ka pasur asnjë lidhje me Doganën e Kosovës”, thuhet në reagim.
Të mërkurën në Ferizaj janë arrestuar dy persona të cilët dyshohet për bashkëpunim me BIA-n serbe.
I arrestuari tjetër sipas ka raportuar Tëvë 1 është ish-pjestarë i Policisë së Kosovës.
Prokuroria Speciale ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve për dy të arrestuarit.