Një ndërhyrje delikate është realizuar me sukses nga Doktor Besnik Elezi, i cili ka larguar një protezë dentare që kishte përfunduar në stomakun e një pacienti 34-vjeçar.
Pacienti, një burrë 34-vjeç, ishte paraqitur me shqetësime gastrointestinale, si dhe dhimbje barku dhe ndjesi të pazakonta në zonën epigastrike. Pas ekzaminimeve të nevojshme, përfshirë radiografi dhe endoskopi, u konstatua se një pjesë e protezës së dhëmbëve kishte kaluar përmes ezofagut dhe kishte përfunduar në stomak.
Falë profesionalizmit dhe përvojës së Dr. Elezit, proteza u largua me sukses përmes një procedure endoskopike, pa pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale të hapur. Pas procedurës, pacienti u mbajt nën vëzhgim dhe më pas u lirua në gjendje të mirë shëndetësore./Radio Star/