Një kirurg në Austri është gjobitur pasi i ka prerë këmbën e gabuar pacientit në fillim të këtij viti. Pacientit të moshuar iu hoq këmba e djathtë në vend të së majtës ndërsa gabimi u zbulua dy ditë më vonë.
Të mërkurën gjykata në Linz shpalli fajtor kirurgun duke e gjobitur me 2700 euro. E vetja e pacientit i cili vdiq para se çështja të shkonte në gjykatë mori 5000 euro dëmshpërblim.
Pacienti kishte shkuar në një klinikë në Freistadt majin e kaluar për shkak se kishte probleme me këmbën, por kirurgu gaboi gjatë operacionit.
Gabimi u zbulua teksa pacientit po i ndërrohej fasha. Drejtori i spitalit kërkoi falje publike në një konferencë shtypi.