Doktoresha nga Gjilani Lorika Shaqiri, me familjarët e saj para pak ditësh ishte nisur për pushime në Shqipëri, gjatë rrugës kishte ndodhur një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, me ç’rast ajo ju ofroji ndihmën e parë personave të cilët kishin pësuar lëndime shkruan Radio Star.
Doktoresha gjilanase ishte përgatitur me mjetet bazike të nevojshme të ndihmës mjekësore dhe kishte planifikuar që gjatë ditëve të pushimit t’i ketë ato me vete gjërat më elementare mjekësore.
Mirëpo, ja që këto mjete i shërbyen shumë në aksidentin e rastisishëm i cili kishte ndodhur në autostardën “Ibrahim Rugova””.
Përderisa kishte mbërritur ndihma e parë mjekësore në vendin e ngjarjes, personave të lënduat ajo ju kishte dalur në ndihmë, të lënduarve ju kishte vendosur fashat për të ndalur gjakëderdhjen.
Ky veprim human dhe profesional i doktoreshës Lorikë, i kishte mahnitur të gjithë dëshmitarët e pranishëm dhe si edhe stafin e ndihmës së shpejtë të cilët erdhën në vendin e ngjarjes./Radio Star/