Kandidati i LDK-së, doktori Besim Guda, përmes një njoftimi në profilin e tij (fb) e ka përshkruajtur hapur rrjedhën e fushatës së tij zgjedhore, pa ekuivoke e alternativa, ashtu siç është në natyrën dhe përditshmërinë e tij, t’i thot gjërat troç, ashtu siç janë, të bardha e të zeza, të mira e më pak të mira, pa pardon, pa ekuivoke e pa alternativa, ashtu ka pasqyruar përmes një postimi një ditë të fushatës së tij në lokalitetin e qytetit ku ka kaluar fëmijërinë.
Postimi:
Jeta permes votes ! Sot dite e diel , koha e mrekullueshme, dhe ne vend te terenit sportiv sot vendosem qe tereni yne te jete lagja ime ku jetoj , vizita neper shtepi te lagjes , kerkimi i votes per mua si kandidat per asamble komunale. Me vete kisha nje ekip djemsh te rinje rreth 5 prej tyre. Fillimisht u ulem per kafen e mengjesit dhe disi na dhimsjes vendi ne kafiteri ta lenim se koha ishte shume e mire, ambienti i shume kendshem , dielli binte me rrezet e veta plot drite e pak nxehtesi , njerezit te shkujdesuar kalonin aty pran nesh pa na vene re, dikush nga ta edhe na pershendeste. Por detyra ishte detyre dhe kishim vendsour ti vizitonim shtepit e gjithe lagjes sone. Pjesa qe deshiroj tu tregoj nuk te beje fare me voten. Disa miq te mi para fillimit te fushates , bile disa edhe shume te dashur me keshilluan se kjo nuk eshte pune per TY, se Ti je per poste me te larta dhe keshtu me radhe. Por sot , gjate kesaj eceje ,ne kerkim te votes jam ndjere shume i lumtur. Ka kohe qe nuk e kam ndjere vehten keshtu. Pritja e njerzve ishte shume e perzemert qe mund te kuptohet kur tek dera ju troket kardiologu, por ajo qe me beri te ndejhesha mire ishte gjendja e pergjithshme e bashkeqytetareve te mi. Jeta eshte plot sfida e probleme , sejcili barte mbi vete barren e problemeve personale e familjare. Dikush me mire e dikush me pak ka zgjidhur probelmet ekzistenciale . Por , nga ajo qe une pash sot , shumica e qytetareve te lagjes gezonin nje mireqenje relativisht te mire sociale . Aty , ne ato kopshte e oborre, takoj klasiket e letersise. Takoje Dostojevskin e Tolstoin,Floberin e ndonje tjeter mjeshter te pershkrimit te jetes se njerezve , por disi Migjeni gadi kishte ikur nga lagja ime. Sa shume kishte ndryshuar lagja , ne keto 20 vite , pa e pa vete nuk kisha besuar. Tani aty kishte shtepi bashkekohere, rruge te asfaltuara , drita, rrjete telefonie e interneti. Jeta rridhte qet ,pa shume zhurme. Disi aty ndjehesha mire , shpirtin e kisha rehat. Sejcilin qe takova e njihja por nuk e dija ku e kishte shtepin. U ndjeva mire , se u ndjeva i barabart me fqinjet e mi , qe nje numer i madhe kishin rregulluar kushtet e jeteses edhe me mire se une . Per cudi , ne vend te xhelozoja une gezohesha. Si sot me kujtohen lojrat femijrore ne lagje. Sa shume ndryshim. Tani lojen e benin disa qapken tjere , qe shpejt do te behen si une dhe shoket e mi. Shume shpesh mendoj se cfar eshte jeta , si ecen ajo e si ndryshojm ne. Permes kerkeses se votes sot ndjeva shpirtin e lagjes , muziken e bukur te lagjes sime, shijen e embel te jetuarit ketu, ndjenjen e dashurise me te madhe per tjetrin , nevojen e rritjes se empatise , vullnetin per te ndryshuar pozitivisht .
Sejcili shihte punet e veta, ne shihnim punen tone. Ne kerkonim voten por kenaqesha me te jetuarit ne kete dite te diel , me shume drite e diell. Diell qe rrezonte e nuk pervlonte ,por vetem ngrohte shpirtin tone. Shpirti sot me eshte ngrohur nga njerezit e lagjes. Qofshi te bekuar njerez te mire !