Njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike në Gjilan z. Ali Avdyli, ka publikuar dokumentet ku dëshmohet për themeltarët e LDK-së në Gjilan, transmeton Gjilani SOT.
Në dokumentin e datës 12 janar 1990, aty shihen figurat kryesore të cilët morën pjesë në Këshillin Inicues për formimin e LDK-së.
Në dokument figurojnë emrat;
Dalip Dalipi
Musah Bllaca
Qemajl Musliu
Nexhmedin Shaqiri
Ali Avdyli
Mehmet Murtezi
Ilmi Zymberi
Fehmi Mustafa
Ali Avdyli ka reaguar në profilin e tij në fejsbuk në lidhje me zhvillimet e fundit brenda Degës së LDK-së në Gjilan.
Ai shprehet se janë shpërndar shumë mirënjohje nga kjo parti, por asnjë për themeluesit e saj.
Ai gjithashtu ka theksuar se as Kreu i LDK-së z. Lutfi Haziri nuk ishte themelues i saj.
Po ju sjellim reagimin e plotë pa redaktime gjuhësore:
Shume mirenjohje qenkan shperndar per njerez te Ldk-se, por asnjeri pre tyre s’eshte themelues i saj e as vet kryetari i komunes, shikoni me poshte procesverbalin e themeluesve te Ldk-se, per te cilet nuk ka mirnjohje, sepse ata kane bere krim qe e kane themeluar…!
Dokumemt: