Një dokument serb që po qarkullon në internet, ka përmbajtje mjaft shokuese, por përveç tjerash vërteton tezat e gazetarëve si Idriz Morina etj., se përhapja e rrymave islamike radikale në Kosovën e pas luftës u bë kryesisht nga Serbia, si pjesë e projekteve të kahmotshme, për ti paraqitur shqiptarët si identitet fetar, fundamentalist islamik. Kjo ndodhi si zhvillim i projektit serb për t’i identifikuar apo rikrijuar një identitet të rrejshëm si një popull që më shumë ka karakteristika fetare se sa identitare nacionale, për të gjetur mbështetje në perëndim se nuk ka vend për një shtet islamik në Ballkan, apo edhe një shtet më shumë të dominuar nga një popullatë myslimane.
Ky dokument që është shpërnda në mënyrë interne kryesisht, pra u ka hyrë frika shqiptarëve se duke e shpërndarë këtë hapur, ndoshta mund të kenë pasoja nga Serbia apo edhe dikush tjetër.
Në vijim dokumenti i përkthyer:
Top sekret 2
Sipas detyrave që u janë dhënë operativëve të shërbimit sekret serb në Kosovë, shumica e fondeve që mblidhen nga ambasadat islamike në Beograd, duhet të investohen kryesisht në ndërtimin e xhamive.
Vendet për ndërtimin e xhamive kërkohet të gjenden 10 vende me shikueshmërinë më të lartë si afër autostradave, shkolla, në qendra të qytetit. Në fshatrat e mëdha duhet të ndërtohen nga dy-tri xhami.
Afër xhamive kërkohet të ndërtohen medrese (shkolla islamike) të shpërndara gjithandej (Kosovës) dhe në ato vende ku nuk ka interesim, duhet të dërgohen fëmijët dhe të rinjtë duke i mësuar nga pozicioni që më i rëndësishëm është islami se sa kombi, ashtu siç janë pjesët Mitrovica, Vushtrria, Hani Elezit, Kaçaniku, Dragashi dhe Prizreni.
Nëpërmjet operativëve (spiunëve) shqiptarë ndihmë të madhe do të japin njerëzit tonë në Maqedoni, Bosnje dhe Sanxhak, duke marrë parasysh edhe romët dhe ciganët, të cilët janë të gatshëm të punojnë për ne, dhe që do ti bashkëngjiten aktivisht islamit.
Udhëheqësit e Bashkësisë islame të Serbisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Bosnjës, janë nën kontrollin tonë dhe punojnë që sa më shumë t’i kyçin njerëzit, që janë të popullarizuar dhe që kanë ndikim në rrethet e shqiptarëve duke filluar nga sporti, muzika, mediat dhe politika. Në një mënyrë ne i kemi në dorë politikanët shqiptarë më të njohur nëpër parti të cilët punojnë për ne, dhe fuqishëm e mbështesin islamin dhe janë të lidhur me udhëheqësit kryesor të islamit, të cilët punojnë për përhapjen e islamit, ku xhamia dhe islam nuk ka pasur asnjëherë.
Në vendet perëndimore janë të deleguar njerëzit tanë nga bashkësia islame e Kosovës dhe Sanxhakut, të cilët janë nën mbikëqyrjen e ambasadave tona në Zvicër, Gjermani dhe Belgjikë.
Me këtë do të kemi sukses ti përfitojmë shqiptarët e diasporës, kryesisht në Zvicër dhe Gjermani, si vende më të rëndësishëm ku janë shqiptarët më të pasur e më të fuqishëm, të cilët e kanë mbështetur Rugovën.
Poshtë në Kosovë duhet të krijohet atmosfera e atillë, që njerëzit ta ndiejnë veten si të huaj në vendin e tyre, dhe për shkak të kësaj të rinjtë të shpërngulen jashtë shtetit. E që një pjesë e tyre identifikohet me shtetin. Për një 20 vjet një pjesë e Kosovës do të duket si Kandahari (Afganistani – baza e talebanëve). Fuqitë perëndimor dalëngadalë do të ndërrojnë mendim për shqiptarët, dhe kështu që ta pranojnë zgjidhjen për kthimin e Kosovës nën Serbi.
Kur kjo do të arrihet Serbia do t’i ketë duart e lira, që të ndërmarrë veprimin për spastrimin e shqiptarëve duke i dërguar në Turqi, kësaj here jo nëpërmjet dhunës, por nëpërmjet të tërheqjes nga udhëheqësit fetar, për punësim me kushte të veçanta për migrim drejt Turqisë.
Për këtë Serbia e ka dritën e gjelbër nga Turqia!/Gazeta SHQIPTARI.com/