Federata e Boksit e Kosovës ka përzgjedhur boksierët më të mirë për vitin që e lamë pas, kurse në mesin e më të mirëve kanë zënë vend edhe dy boksierë gjilanas nga Klubi i Boksit Drita.
Dy boksierët e rinj dhe tejet perspektivë, Donat Syla dhe Endrit Jerliu kanë zënë vend në mesin e më të mirëve në Kosovë dhe gjithësesi se ky rezultat i arritur është edhe falë trajnerëve të tyre Musli Zymberi dhe Nazim Halili.